Koronavirusi

Turqia kalon në fazën e re të vaksinimit kundër virusit COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi fazën e re në fushatën e vaksinimit masiv dhe u kërkoi të gjithë personave të moshës 55-vjeç dhe më të moshuar të marrin dozën

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 19.04.2021 - Përdıtësım : 20.04.2021
Turqia kalon në fazën e re të vaksinimit kundër virusit COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia ka kaluar në një fazë të re të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke filluar vaksinimin e personave mbi 55-vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi fazën e re në fushatën e vaksinimit masiv dhe u kërkoi të gjithë personave të moshës 55-vjeç dhe më të moshuar të marrin dozën.

"Ne do të vazhdojmë përpara me fushatën tonë të vaksinimit në varësi të kushteve të furnizimit", shkroi Koca.

Që nga 14 janari kur filloi fushatën e saj të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19, sipas shifrave zyrtare Turqia ka administruar mbi 20 milionë doza të vaksinës, prej të cilave 7.8 milionë persona kanë marrë dozat e dyta.

Për t'u ballafaquar me rastet në rritje dhe viktimat nga koronavirusi, vendi njoftoi kthimin e shtetrrethimit gjatë fundjavave në zonat me rrezik të lartë, si dhe kufizime të tjera, përveç masave të posaçme për muajin e Ramazanit.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, që nga shpërthimi në dhjetor të vitit 2019, në të gjithë botën janë konfirmuar mbi 141.5 milionë raste të koronavirusit, përfshirë mbi 3 milionë viktima dhe rreth 81 milionë të shëruar.

SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura për sa i përket numrit të rasteve me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.