Hamdi Çelikbaş
26 Prill 2021•Përditësim: 26 Prill 2021
Turqia sot herët në mëngjes përfundoi orën policore gati katër-ditore në mbarë vendin me qëllim të frenimit të përhapjes së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ora policore apo mbyllja, filloi në orën 19:00 sipas orës lokale të enjten dhe zgjati deri në orën 05:00 të hënën ndërsa mbuloi festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve si dhe fundjavën.
Më 13 prill, presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi masa të reja kundër virusit pas një takimi të kabinetit.
Përballë rasteve në rritje dhe fataliteteve, masat e veçanta kanë qenë në fuqi gjatë dy javëve të para të muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.
Masat përfshijnë orë të zgjatura të orës policore nga ora 19:00 deri në orën 05:00 gjatë së cilës ndalohet edhe udhëtimi ndër-qyteteve përveç në raste emergjente. Orët e ndalimit të fundjavës vazhdojnë po ashtu në qytete me rrezik të lartë.
Kafenetë dhe restorantet ofrojnë vetëm shërbime shpërndarjeje ndërsa sallat e dasmave, qendrat sportive dhe sallat e lojërave do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të Ramazanit.
Deri më tani Turqia ka konfirmuar mbi 4.62 milionë raste me COVID-19, më shumë se 4 milionë të shëruar dhe 38.358 viktima.