Bota, Koronavirusi

Polonia regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e reja ngritën numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 340.824

Büşra Nur Bilgiç Çakmak  | 30.10.2020 - Përdıtësım : 30.10.2020
Polonia regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19

Ankara

Polonia në 24 orët e fundit ka shënuar 21.629 raste të koronavirusit (COVID-19), shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky vend po ashtu raportoi 202 vdekje të reja duke arritur numrin e viktimave në 5.351.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e reja ngritën numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 340.824.

Rreth 15.444 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në spitale, me 1.254 prej tyre në ventilatorë.

Gjithsej 134.724 persona janë shëruar deri më tani nga COVID-19 ku 5.457 prej tyre gjatë 24 orëve të fundit.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın