Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Poloni, numri i "vdekjeve nga COVID-19" është më i larti pas Luftës së Dytë Botërore

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 248 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend dhe më shumë se 103 mijë persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë

Hüseyingulu Hüseyinzade  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Poloni, numri i "vdekjeve nga COVID-19" është më i larti pas Luftës së Dytë Botërore

Varshavë

Numri i vdekjeve nga pandemia e (COVID-19) në Poloni është më i larti pas Luftës së Dytë Botërore në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 248 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend dhe më shumë se 103 mijë persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Në pandeminë e COVID-19, Polonia, anëtarja e Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve, përjetoi humbjen më të lartë të jetëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministria raportoi gjithashtu se 36.500 raste u zbuluan në Poloni në 24 orët e fundit dhe u arrit një rekord në numrin e rasteve ditore në pandeminë e COVID-19, me efektin e variantit Omicron.

Thuhet se 1.390 nga rastet me COVID-19 të zbuluara në 24 orët e fundit ishin me variantin Omicron dhe për valën e pestë të pandemisë rreth 31 mijë shtretër janë në dispozicion në spitale.

Numri i rasteve ditore në Poloni mund të rritet në 50 mijë javën e ardhshme.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın