Bota, archive

Policia izraelite lejon hyrjen e kolonëve hebrenj në Mesxhid-in Aksa

Drejtori i Mesxhid-it Aksa, Omer Kesvani theksoi se 67 kolonë sionistë nën mbrojtjen e policisë izraelite duke hyrë nga dera Megaribe bastisën murin e kompleksit.

17.09.2015
Policia izraelite lejon hyrjen e kolonëve hebrenj në Mesxhid-in Aksa

JERUSALEM (AA) - Njoftohet se 67 kolonë sionistë nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në murin e Mesxhid-it Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mesxhid-it Aksa, Omer Kesvani theksoi se 67 kolonë sionistë nën mbrojtjen e policisë izraelite duke hyrë nga dera Megaribe bastisën murin e kompleksit.

Kesvani tha se policia izraelite ndaj muslimanëve që kanë hyrë në Mesxhid-i Aksa nuk ka vendosur kufizime përveç 45 personave që kishin emrat në listë, por është vërejtur një dyndje e policëve në dyert e hyrjes.

Ndërsa në anën tjetër në lajmin e radios izraelite është theksuar se "një grup mbështetës të Partisë Likud kanë vizituar Mesxhid-in Aksa pa ndodhur asnjë ngjarje".

Kohët e fundit ushtarët izraelitë me rastin e pushimeve të festës "Rosh Ashana" patën futur në Mesxhid-in Aksa afërsisht 50 kolonë hebrenj të shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë Uri Ariel, ku ushtarët dhe patën ndërhyrë me bomba zhurmuese, gaz lotsjellës ndaj palestinezëve të cilët protestuan kundër hyrjes së tyre në Mesxhid-in Aksa.

Theksohet se gjatë këtyre ndërhyrjeve u plagosën një numër i konsiderueshëm personash duke përfshirë edhe gra.

Ushtarë izraelitë në mëngjesin e ditës së martë patë hyrë me çizme ushtarake deri në pjesën e mimberit të Mesxhid-it Aksa.

- Në objektiv kompleksi i Mesxhid-it Aksa-

Politikanët dhe ekspertët palestinezë duke reaguar ndaj shkeljeve të Izraelit mbrojnë idenë se qëllimi kryesor i rritjes së sulmeve izraelite është ndryshimi i statusit ligjor aktual i kompleksit të Mesxhd-it Aksasë dhe këtë vend ta "ndajnë mes hebrenjve dhe muslimanëve".

Kompleksi i Mesxhid-it Aksa i cili ndodhet në Jerusalem mbart cilësinë si kibleja e parë e muslimanëve. Kolonët sionistë duke besuar se nën Kompleksin e Mesxhid-it Aksa ndodhen rrënojat e tempullit të Solomonit kryejnë gërmime.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın