Bota

Policia gjermane ndërhyn ashpër ndaj protestës në mbështetje të Palestinës në Berlin

Qindra njerëz u mblodhën në sheshin "Neptunbrunnen" dhe protestuan. Ata mbanin pankarta me mbishkrimet "Keni gjak në duart tuaja" dhe brohoritën slogane anti-izraelite

Erbil Başay  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
Policia gjermane ndërhyn ashpër ndaj protestës në mbështetje të Palestinës në Berlin Foto: İlkin Eskipehlivan/AA

Berlin

Policia në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ka intervenuar ashpër ndaj protestës në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.

Protesta e planifikuar kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza në Alexanderplatz të Berlinit u ndalua nga policia. Pavarësisht ndalimit, shumë njerëz erdhën në Alexanderplatz, por policia i ktheu mbrapsht protestuesit.

Më vonë, qindra njerëz u mblodhën në sheshin "Neptunbrunnen" dhe protestuan. Ata mbanin pankarta me mbishkrimet "Keni gjak në duart tuaja" dhe brohoritën slogane anti-izraelite.

Policia bëri një njoftim dhe u kërkoi protestuesve të largoheshin nga sheshi, duke u arsyetuar se ishte një protestë e paautorizuar.

Kur protestuesit refuzuan të largoheshin nga sheshi, policia rrethoi qindra demonstrues dhe njoftoi se po ndaloheshin për të përcaktuar identitetin e tyre.

Policia ndërhyri ashpër gjatë ndalimit të protestuesve.

Në një deklaratë nga policia e Berlinit në platformën e mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA thuhet se protestuesit që nuk u larguan nga zona e sheshit "Neptunbrunnen" shkelën ligjin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın