Bota

Pavarësisht peshës së luftës në Gaza, fëmijët i rezistojnë jetës duke i kthyer rrënojat në lojë

Fëmijët kanë krijuar luhatëse nga mbeturinat e hekurta të ndërtesave të shembura, duke krijuar një hapësirë ​​rekreative për veten e tyre për t'i shpëtuar atmosferës së ashpër të luftës

Ajdin Aliji  | 09.12.2025 - Përdıtësım : 09.12.2025
Pavarësisht peshës së luftës në Gaza, fëmijët i rezistojnë jetës duke i kthyer rrënojat në lojë

Gaza

Fëmijët që u rritën mes rrënojave të shtëpive të shkatërruara nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, vazhdojnë jetën duke u luhatur në luhatëset që ndërtuan nga rrënojat, pavarësisht kushteve të vështira, raporton Anadolu.

Fëmijët kanë krijuar luhatëse nga mbeturinat e hekurta të ndërtesave të shembura, duke krijuar një hapësirë ​​rekreative për veten e tyre për t'i shpëtuar atmosferës së ashpër të luftës.

- Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın