Bota

"Pakistani është mirënjohës ndaj Türkiyes për përpjekjet për të ulur tensionet në Azinë Jugore"

Duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Türkiyes ndaj Pakistanit, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se i vlerësonte qytetarët turq që luten për pakistanezët që humbën jetën në konflikte

Yasin Yorgancı  | 08.05.2025 - Përdıtësım : 08.05.2025
"Pakistani është mirënjohës ndaj Türkiyes për përpjekjet për të ulur tensionet në Azinë Jugore"

Ankara

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, në një bisedë telefonike me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e Türkiyes ndaj Pakistanit, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në platformën sociale X, Sharif bëri një deklaratë në lidhje me bisedën e tij telefonike me presidentin Erdoğan.

Duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Türkiyes ndaj Pakistanit, Sharif tha se i vlerësonte qytetarët turq që luten për pakistanezët që humbën jetën në konflikte.

Sharif shpjegoi se e informoi presidentin Erdoğan rreth situatës së fundit ushtarake në terren."Pakistani është mirënjohës për përpjekjet e Türkiye për të ulur tensionet dhe për të ruajtur paqen në Azinë Jugore", tha ai.

Sipas një deklarate të bërë dje nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, në bisedën telefonike Erdoğan-Sharif u diskutuan tensionet midis Indisë dhe Pakistanit, sulmi që ndodhi natën e 6 majit dhe zhvillimet aktuale.

Duke deklaruar se Türkiye mbështet "politikën e qetë" dhe të moderuar të Pakistanit në këtë proces dhe se propozimi për të kryer një hetim ndërkombëtar të paanshëm, transparent dhe të besueshëm për sulmin terrorist në Xhamu dhe Kashmir është i përshtatshëm, Erdoğan tha se Türkiye është e gatshme të bëjë çmos për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe se kontaktet diplomatike do të vazhdojnë për këtë çështje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.