Bota, Koronavirusi

Pakistan, regjistrohen mbi 4.000 raste të reja me COVID-19

Nga Ministria e Shëndetësisë së Pakistanit njoftojnë se kjo është rritja më e lartë ditore e numrit të rasteve të diagnostifikuara me COVID-19

Ekip   | 03.06.2020
Pakistan, regjistrohen mbi 4.000 raste të reja me COVID-19

Karaçi

Ministria e Shëndetësisë së Pakistanit ka njoftuar se numri i rasteve të reja të diagnostifikuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend ka tejkaluar shifrën 4 mijë, që është rritja më e madhe ditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 4.131 raste të reja u raportuan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 80.463 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Gjithashtu, 67 pacientë humbën jetën nga COVID-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 1.688, ndërsa 28.923 pacientë u shëruan.

Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet deri tani kanë kryer 595.344 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın