Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

OBSH rekomandon përdorimin e dy ilaçeve të artritit për trajtimin e COVID-19

Tek të sëmurët me gjendje rëndë që kanë marrë këto ilaçe është vërejtur rritje e imunitetit kundër virusit dhe pakësim në nevojën për trajtim me oksigjen

Ömer Faruk Yıldız   | 14.01.2022
OBSH rekomandon përdorimin e dy ilaçeve të artritit për trajtimin e COVID-19

Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar përdorimin e dy ilaçeve të përcaktuara si efektive në trajtimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, OBSH paraqiti rekomandimet e Grupit të Ekspertëve për Zhvillimin e Standarteve Ndërkombëtare të organizatës lidhur me efektshmërinë kundër COVID-19 të ilaçeve të artritit (inflamacioni i kyçeve), pas shtatë provave të ndryshme që u kryen në mbi 4 mijë të sëmurë me COVID-19 në gjendje të lehtë, të rëndë dhe kritike.

Sipas kësaj, ilaçet e artritit 'Baricitinib' dhe 'Interleukin-6 (IL-6)' u përcaktuan se sigurojnë efekt pozitiv në shërimin e të sëmurëve me COVID-19 në gjendje të rëndë kur këto ilaçe përdoren bashkë me kortikosteroid.

Tek të sëmurët me gjendje rëndë që kanë marrë këto ilaçe është vërejtur rritje e imunitetit kundër virusit dhe pakësim në nevojën për trajtim me oksigjen.

Ekspertët paralajmëruan se këto dy ilaçe nuk duhet të përdoren kurrë në të njëjtën kohë.

Ndërsa për të sëmurët që nuk janë në gjendje të rëndë u rekomandua "përdorimi në kushte të caktuara" i Sotrovimab, një nga ilaçet e antitrupave monoklonal.

Në provat klinike thuhet se shërim tek të sëmurët siguron edhe Ruxolitinib dhe Tofacinitib që janë sërish ilaçe për artritin, por nuk është rekomanduar përdorimi i tyre për shkak se nuk janë siguruar prova të mjaftueshme se janë efektiv kundër llojeve të reja të koronavirusit si Omicron.

Është theksuar se të dhënat e reja për ilaçin e antitrupave monoklonal, për të cilin për momentin është dhënë një rekomandim i kushtëzuar, do të ndahen kur të shpallen rezultatet e provës.

Ekspertët e OBSH-së më parë rekomanduan me kushtëzim përdorimin e IL-6 tek të sëmurët me COVID-19 në gjendje të rëndë dhe kritike.

- MSF paralajmëron kundër monopolit të patentave farmaceutikë

Pas rekomandimit të OBSH-së për përdorimin e ilaçeve 'Baricitinib' dhe 'IL-6', Organizata Mjekët pa Kufi (MSF) tha se duhet të parandalohet monopolizimi i ilaçeve të rekomanduara.

Këshilltari Mjekësor i Sëmundjeve Infektive i MFS-së, Dr. Marcio da Fonseca, theksoi rëndësinë jetike për qasjen absolute në ilaçet e rekomanduara nga OBSH për të sëmurët në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

"Për të siguruar qasjen e mjaftueshme në kohë dhe të barabartë në ilaçe dhe për të shmangur monopolizimin e patentave, qeveritë duhet të inkurajojnë zbatimin e praktikave të tilla si heqja dorë nga Marrëveshja e Pronësisë Intelektuale të Tregtisë dhe licencimi i detyrueshëm", vlerësoi da Fonseca.

Ai theksoi se njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë në frikë për shkak të llojeve të reja të koronavirusit që vazhdojnë efektin dhe normën e pamjaftueshme të vaksinimit. Sipas tij, është e nevojshme të sigurohet barazi globale në qasjen e ilaçeve kundër pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın