Bota, Koronavirusi

"Numri i të infektuarve me COVID-19 në Greqi nuk është i saktë"

Mediat greke theksojnë se të dhënat aktuale për numrin e të infektuarve nuk janë të sakta meqë Agjencia Shtetërore e Shëndetit Publik (EODY) përdor dy metoda të ndryshme për llogaritjen e numrit të rasteve me COVID-19

Tevfik Durul   | 01.12.2020
"Numri i të infektuarve me COVID-19 në Greqi nuk është i saktë"

Athinë

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Greqi "nuk pasqyron të vërtetën", pohojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat greke theksojnë se të dhënat aktuale për numrin e të infektuarve nuk janë të sakta meqë Agjencia Shtetërore e Shëndetit Publik (EODY) përdor dy metoda të ndryshme për llogaritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Në lajme është deklaruar se numri i personave të infektuar të cilët u përcollën në komisionin e ekspertëve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk është i njëjtë për shkak të përdorimit të dy metodave të ndryshme që monitoruan numrin ditor të rasteve në spitalet publike dhe private.

EODY, nga ana tjetër, tha se pretendime të tilla janë "trillime" të plota, duke shtuar se "lajme të tilla në vend ngrenë dyshime në një kohë kur të gjithë kanë nevojë për unitetin kombëtar".

Prokuroria e Athinës ka nisur një hetim kundër Agjencisë Shtetërore të Shëndetit Publik për të hetuar pretendimet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın