New York, vendoset "Ora e vdekjes Trump" që numëron vdekjet nga COVID-19
Krijuesi i tabelës dixhitale thotë se kjo mund t'i atribuohet mosveprimit të presidentit Donald Trump, duke theksuar se me këtë tabelë ai dëshiron t'u sqarojë amerikanëve pasojat e politikave të presidentit
New York
Në sheshin "Times Square" në New York është vendosur një tabelë "Ora e vdekjes Trump", që numëron vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) duke fajësuar mosveprimin e presidentit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Krijuesi i tabelës dixhitale, regjisori Eugene Jarecki, thotë se kjo mund t'i atribuohet mosveprimit të presidentit Donald Trump, duke theksuar se me këtë tabelë ai dëshiron t'u sqarojë amerikanëve pasojat e politikave të presidentit.
Tabela "Ora e vdekjes Trump" u vendos gjatë javës së kaluar.
Në SHBA shumë biznese janë mbyllur ose kanë zvogëluar në masë të madhe operacionet pasi shtetet, përfshirë edhe New Yorkun, po zbatojnë masën e izolimit dhe kanë ndaluar veprimtaritë për të gjithë bizneset thelbësore. Shumica e sistemeve shkollore kanë ndërprerë në mënyrë të ngjashme funksionimin.
Trump favorizon rihapjen e vendit sa më shpejtë të jetë e mundur, por shumë eskpertë dhe politikanë vazhdojnë të ngrenë shqetësime se rihapja e parakohshme mund të çojë në një ringjallje të virusit.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit "Worldometer", në SHBA numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 85.268 ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 1.432.086.
Shteti New York mbetet më i prekur nga ky virus në SHBA, me gjithsej 350.848 raste të konfirmuara dhe 27.290 viktima.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
