Netanyahu refuzon ftesën për të marrë pjesë në Samitin e paqes në Egjipt
Kryeministri izraelit Netanyahu tha se nuk do të marrë pjesë në Samitin e paqes në Egjipt për shkak të festës hebraike.

Stamboll
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nuk do të marrë pjesë në Samit ndërkombëtar të paqes në qytetin Sharm el-Sheikh në Egjipt, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Zyra e Netanyahut thuhet se kryeministri u ftua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për të marrë pjesë në Samitin e paqes të së hënës në Egjipt.
"Kryeministri falënderoi presidentin Trump për ftesën e tij, por deklaroi se nuk do të jetë në gjendje të merr pjesë për shkak të afërsisë së ngjarjes me fillimin e festës", thuhet në deklaratë.