Netanyahu e quan presidentin amerikan Trump "miku më i madh i Izraelit"
Në fjalimin e tij në Kuvendin e Izraelit, Netanyahu duke iu drejtuar presidentit Trump i cili e viziton vendin tha: "Ju jeni miku më i madh i Izraelit"

Stamboll
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka quajtur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump "miku më i madh i Izraelit", raporton Anadolu.
Në fjalimin e tij në Kuvendin e Izraelit, Netanyahu duke iu drejtuar presidentit Trump i cili e viziton vendin tha: "Ju jeni miku më i madh i Izraelit".
Netanyahu tha gjithashtu për herë të parë në lidhje me sulmet në Rripin e Gazës se: "Propozimi i paqes i Trumpit u pranua nga vendet e botës, i dha fund luftës dhe arriti të gjitha qëllimet tona".
"Asnjë president amerikan nuk ka bërë për Izraelin atë që bëri Trump", tha Netanyahu duke shtuar se ata ishin të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që luajti Trump në lirimin e të burgosurve.
"Ne u shtrijmë dorën e paqes të gjithë atyre që kërkojnë paqe me ne. Shpresojmë që vitet e ardhshme të jenë vite paqeje brenda dhe jashtë Izraelit", shtoi kryeministri izraelit.