Në një pronë private në Pakistan luanesha lind pesë këlyshë
Luanët mund të shihen shpesh në pronat private në Islamabad, Punjabi, Sindh, Baluchistan dhe vende tjera të Pakistanit dhe e gjithë kjo në këtë vend konsiderohet si pjesë e kulturës dhe traditës.
PAKISTAN (AA) - Në një fermë private në periferi të qytetit pakistanez Multan, një luaneshë sot në mëngjes ka lindur pesë këlyshë, raporton Anadolu Agency (AA).
Luanët mund të shihen shpesh në pronat private në Islamabad, Punjabi, Sindh, Baluchistan dhe vende tjera të Pakistanit dhe e gjithë kjo në këtë vend konsiderohet si pjesë e kulturës dhe traditës së këtij vendi. Për t'i mbrojtur nga rreziqet që rrethojnë në vendet e egra pakistanezët e pasur shpesh në fermat e tyre mbajnë tigra, luanë, elefantë, majmuna madje edhe krokodila.
Këlyshët që lindën sot në orët e hershme të mëngjesit ishin jashtëzakonisht të qetë, por tërë pasditen e kaluan duke pushuar pranë nënës së tyre.
Pas periudhës së shtatëzanisë që zgjatë rreth katër muaj, luanesha kryesisht tërhiqet në një vend të fshehur ku mund të lind këlyshët e saj. Luanët e vegjël zakonisht peshojnë rreth 1,5 kilogramë, dhe janë rreth gjysmë metra të gjatë.
Pas lindjes, gjashtë javët e ardhshme kalojnë në vendin e lindjes, ku për ta kujdesët vetëm nëna e tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
