Bota, Koronavirusi

Në Britani 22 qytetarë të Qipros Veriore ndërrojnë jetë nga COVID-19

"Në Britani, 22 qytetarë të RTQP-së kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani, tha zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i RTQP Kudret Ozersay për AA

Faruk Zorlu   | 02.04.2020
Në Britani 22 qytetarë të Qipros Veriore ndërrojnë jetë nga COVID-19

Lefkosa

Njëzet e dy qytetarë të Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQP) kanë vdekur nga koronavirusi i ri në Britani të Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në Britani, 22 qytetarë të RTQP-së kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani, tha zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i RTQP Kudret Ozersay për AA.

Ai tha se qeveria e RTQP-së nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me qytetarët e saj që ishin të ekspozuar ndaj shpërthimit të virusit ose kanë vdekur prej tij në ndonjë vend tjetër.

RTQP do të përpiqet t'i kthejë qytetarët e saj nga Britania me dy fluturime në fillim të javës tjetër, pasi të marrë lejet e nevojshme nga autoritetet britanike, tha Ozersay.

Që nga 23 marsi, në RTQP ka hyrë në fuqi orë e pjesshme policore.

Pasi u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 176 vende dhe rajone.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın