Bota, Koronavirusi

Minstri i Transportit i Irakut pozitiv ndaj COVID-19

"Testet konfirmuan se ministri dhe familja e tij kanë kontraktuar sëmundjen", tha burimi në kushte anonimiteti

Ekip  | 17.06.2020 - Përdıtësım : 17.06.2020
Minstri i Transportit i Irakut pozitiv ndaj COVID-19

Bagdad
Ministri i Transportit në Irak, Nasser Bandar dhe familja e tij janë testuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), tha sot një burim mjekësor irakian, raporton Anadolu Agency (AA).

"Testet konfirmuan se ministri dhe familja e tij kanë kontraktuar sëmundjen", tha burimi në kushte anonimiteti.

Bandar është ministri i parë në qeverinë e Irakut që ka kontraktuar virusin.

Dy ligjvënëse femra u testuan pozitiv me COVID-19 në fillim të kësaj jave.

Autoritetet shëndetësore të Irakut deri më tani kanë konfirmuar 22.700 raste, përfshirë 712 vdekje. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın