Bota

Ministri turk: Turqia dhe SHBA-ja nënshkruan marrëveshje për të thelluar partneritetin në energjinë bërthamore

"Ne nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin Strategjik Civil Bërthamor me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në prani të udhëheqësve", tha ministri turk

Gökhan Ergöçün  | 25.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Ministri turk: Turqia dhe SHBA-ja nënshkruan marrëveshje për të thelluar partneritetin në energjinë bërthamore

Stamboll

Turqia dhe SHBA-ja kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të thelluar partneritetin e tyre në fushën e energjisë bërthamore, transmeton Anadolu.

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, në platformën turke të mediave sociale NSosyal, në kuadër të vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Shtëpinë e Bardhë, të dy vendet nisën një proces që do të thellojë më tej partneritetin e rrënjosur thellë dhe shumë-dimensional të të dy vendeve në fushën e energjisë bërthamore.

"Ne nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin Strategjik Civil Bërthamor me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në prani të udhëheqësve", tha ministri turk.

"Shpresoj që puna që do të kryhet brenda fushëveprimit të marrëveshjes do të sjellë përfitime të ndërsjella për të dy vendet në periudhën e ardhshme”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.