Bota

Ministri izraelit i Financave: Po shkatërrojmë gjithçka që ka mbetur në Gaza, bota nuk mund të na ndalë

"Ne po pushtojmë, po pastrojmë dhe do të qëndrojmë atje", tha ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich

Faruk Hanedar  | 19.05.2025 - Përdıtësım : 19.05.2025
Ministri izraelit i Financave: Po shkatërrojmë gjithçka që ka mbetur në Gaza, bota nuk mund të na ndalë

Kuds

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich deklaroi se "do të okupojnë plotësisht Gazën dhe se po shkatërrojnë gjithçka që ka mbetur në Gaza", raporton Anadolu.

Kreu i partisë së Sionizmit Fetar, Smotrich, në një konferencë për media, tha se ata do të lejojnë një nivel minimal të ndihmës humanitare në Gaza.

Lidhur me planin e sulmit të ushtrisë izraelite të quajtur "Qerret e Gideonit", i cili do të zgjerojë pushtimin në Gaza dhe do ta bëjë atë të përhershëm, ministri i ekstremit të djathtë tha se ushtria tani ka miratuar një metodë të ndryshme, duke thënë: "Ne po pushtojmë, po pastrojmë dhe do të qëndrojmë atje".

"Po shkatërrojmë gjithçka që ka mbetur në Gaza, bota nuk mund të na ndalojë", tha Smotrich duke shtuar se ata do t'i detyrojnë palestinezët nga Rripi i Gazës të migrojnë së pari në jug të rripit dhe pastaj në vende të treta. "Popullsia do të arrijë në jug të Rripit të Gazës dhe prej andej në vende të treta", u shpreh ai.

Duke treguar se do të lejojnë sasi minimale ushqimesh dhe ilaçesh të hyjnë në Rripin e Gazës, Smotrich tha se do të vazhdojë të kundërshtojë hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, por se nuk do të japë dorëheqje.

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë Smotrich theksoi se një kompani amerikane do të mbërrijë brenda pak ditësh për mekanizmin e ri për shpërndarjen e ndihmave, se kishte një kërkesë ndërkombëtare që ndihma të mbërrijë dhe palestinezëve do t'u jepej vetëm një pjatë me ushqim.

Kabineti izraelit i sigurisë ka vendosur të "lejojë kalimin e sasive thelbësore të ushqimit në Gaza për të parandaluar urinë", gjë që ka thelluar krizën humanitare për shkak të mohimit të hyrjes së ndihmës humanitare që nga 2 marsi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të krijohet mekanizëm i ri për shpërndarjen e ndihmave, se ndihma do të shpërndahet duke përdorur metodën e vjetër deri më 24 maj dhe se ushtria izraelite do të "ruante kontrollin" në pikat ku do të shpërndahej ndihma.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın