Ministri i Shëndetësisë së Izraelit infektohet me COVID-19
Ministri 71-vjeçar Yaakov Litzman është zyrtari më i lartë izraelit që është diagnostifikuar me koronavirusin dhe do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij nga shtëpia

Ankara
Zyra e ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yaakov Litzman, ka njoftuar se ministri dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA)
Përmes një kumtese, nga Ministria e Shëndetësisë thotë se 71-vjeçari Litzman dhe bashkshortja e tij ndihen mirë dhe ata do të pranojnë trajtim mjekësor duke qëndruar në izolim.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se kryeministri Benjamin Netanyahu u informua rreth zhvillimeve.
Litzman është zyrtari më i lartë izraelit që është diagnostifikuar me koronavirusin dhe do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij nga shtëpia.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19, është rritur në 26.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.