Milicët e Haftarit përdorin taktikën e DEASH-it gjatë tërheqjes nga jugu i Tripolit
Ushtria e Libisë kohët e fundit ka kryer një sërë operacionesh ushtarake të suksesshme kundër milicëve të Haftarit

Ankara
Ushtria e Libisë njoftoi se milicët e Khalifa Haftarit, liderit puçist të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit përdorin "taktikën e ngjashme me organizatën terroriste të DEASH-it për kurthet e minave në zonat e vendbanimeve" derisa tërhiqen nga rajonet në jug të kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra për media e operacionit "Burkan Al-Ghadab" të zhvilluar nga ushtria e Libisë, thuhet se në vendbanimet që ushtria ka pastruar në jug të Tripolit janë vendosur kurthe me mina nga milicët e Haftarit.
Kurthet me mina janë ngritur në mënyrë që ato të shpërthejnë gjatë kalimit të mjeteve ose gjatë kalimit të ndonjë personi, thuhet në deklaratë ku bëhet thirrja për qëndrim në shtëpi deri në përfundimin e punimeve pastruese nga ekspertët ushtarakë ose deri në një deklaratë të dytë nga ushtria.
Zëdhënësi zyrtar i Ushtrisë së Libisë, koloneli Mohamed Qanunu në një deklaratë me shkrim tha se "Me këto kurthe të ngjashme të minave që kanë përdorur milicët e Haftarit, janë përballur në një kohë kur DEASH-i kishte prani intensive në Libi dhe kur ishte i detyruar të tërhiqej nga qyteti Sirte".
Në pamjet e publikuara nga Zyra për media e operacionit "Burkan Al-Ghadab" shihet se pjesëtarët e ushtrisë kanë konfiskuar mina, lëndë shpërthyese dhe armatime të shumta që milicët e Haftarit kanë lënë pas në rajonin Salah al-din.
- Ushtria e Libisë shkatërron 2 tanke të milicëve të Haftarit
Zyra për media e operacionit "Burkan Al-Ghadab" duke mos dhënë detaje të tjera njoftoi se në operacionet brenda ditës në jug të Tripolit kanë shkatërruar 2 tanke të milicëve të Haftarit.
Ushtria e Libisë kohët e fundit ka kryer një sërë operacionesh ushtarake të suksesshme kundër milicëve të Haftarit.
Qeveri libiane të hënën largoi nga baza ajrore strategjike Al-Watiya milicët e Haftarit dhe vazhdoi pastrimin e milicëve nga zona të ndryshme në rajonet në perëndim.
Duke përparuar drejt zonave Salah al-din dhe Al-Mashru në jug të Tripolit, njësitë e ushtrisë kanë rimarrë nga milicët e Haftarit pikat kritike në rajon dhe kanë vendosur kontrollin në kampin ushtarak Al-Tekbali që ndodhet në këtë zonë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.