
BERLIN (AA) - Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel duke komentuar marrëveshjen e arritur në Minsk të Bjellorusisë tha: "Tani kemi një dritë shprese. Hodhëm në zbatim një veprim të plotë në Minsk", raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel pas takimit të liderëve në Minsk ka publikuar një deklaratë për shtyp të përbashkët me Presidentin e Francës François Hollande. Merkel ka deklaruar se Presidenti i Ukrainës ka bërë çdo gjë që ka mundur për parandalimin e gjakderdhjes në vendin e tij. Merkel nënvizoi se pas kësaj marrëveshjeje të arritur duhet punuar më shumë.
Në vijim të fjalës së saj Merkel tha: "Tani kemi një dritë shprese. Hodhëm në zbatim një veprim të plotë në Minsk. Por jemi të detyruar të hedhim hapa më të mëdhenj në të ardhmen dhe do të na duhet të punojmë më shumë. Mund të themi që ndërhyrjet tona kanë gjetur karshillëk".
Merkel në fjalën e saj ka thënë gjithashtu se Putin ka arritur të bindë separatistët me anë të presioneve të ndryshme. Në këtë mënyrë ata janë bindur që të shkojnë në një armëpushim i cili do të fillojë nga data 15 shkurt.
Një tjetër lider i cili mori pjesë në këto bisedime ishte Presidenti i Francës Hollande. Ai në një deklaratë të përbahskët me Merkel ka falenderuar kacelaren gjermane për përpjekjet e bëra në drejtim të arritjes së marrëveshjes në fjalë. Hollande në vazhdim të fjalës së tij është shprehur: "Do të bëjmë çdo gjë që na takon pë ndjekjen e zbatimit të kësaj marrëveshjeje të arritur në Minsk. Marrëveshja në fjalë ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive të kontrolleve në kufinjt, rigjallërimşn e tregtisë si dhe largimin e artilerisë së rëndë".
Kreu i shtetit të Rusisë, Putin, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, presidenti i Francës, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel pas dyerve të mbyllura të Pallatit të Pavarësisë në Minsk kanë biseduar për krizën në lindje të Ukrainës, bisedë e cila u finalizua me një marrëveshje armëpushimi e cila do të fillojë më 15 shkurt.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.