Meksika shënon shifrën më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës tha se numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 6.989 me 479 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit

Ankara
Gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë kanë humbur jetën 479 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës tha se numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 6.989 me 479 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë me 2.960 raste të reja është rritur në 62.527 numri i rasteve me COVID-19 në vend.
Numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe si shifra më lartë e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar arrin në 42.725.
Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur më 19 mars.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.