Mbretëri e Bashkuar, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 44.830
Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja të vdekjeve
Londër
Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 44.819, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja të vdekjeve.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit 530 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 290.133.
Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga virusi, ndërsa e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.