Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Marok, rikthehet detyrimi për test PCR të COVID-19 gjatë hyrjes në vend

Sipas autoriteteve të vendit, karta e vaksinimit ose testi PCR jo më shumë se 72 orë është i detyrueshëm gjatë hyrjes në vend

Esat Fırat  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Marok, rikthehet detyrimi për test PCR të COVID-19 gjatë hyrjes në vend

Rabat

Maroku ka tërhequr vendimin e tij për të hequr testin e detyrueshëm PCR të aplikuar në hyrjet e vendit, si pjesë e masave për të luftuar COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, "Karta e vaksinimit ose testi PCR jo më shumë se 72 orë është i detyrueshëm gjatë hyrjes në vend".

"Karta e vaksinimit duhet të përmbajë tri doza ose dy doza me një periudhë vlefshmërie jo më shumë se katër muaj, me përjashtim të vaksinës Johnson & Johnson, ku një dozë e vetme është e barabartë me dy doza të vaksinave të tjera. Fëmijët nën moshën 12-vjeç përjashtohen nga këto kushte", thuhet në deklaratë.

Qeveria marokene të martën njoftoi se kërkesa e testit PCR për hyrjen në vend është hequr.

Për shkak të përmirësimit të fundit, numri i rasteve ditore me COVID-19 ka rënë nën njëqind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın