Bota

Macron: Evropa është e gatshme për dialog me Turqinë mbi Mesdheun Lindor

"Ne e respektojmë Turqinë. Ne jemi për dialog. Por ne presim që Turqia të respektojë sovranitetin evropian, ligjin ndërkombëtar dhe të japë sqarime në lidhje me veprimet e saj në Libi dhe Siri", tha Macron

Büşra Nur Bilgiç Çakmak   | 22.09.2020
Macron: Evropa është e gatshme për dialog me Turqinë mbi Mesdheun Lindor Foto: AA/Arhiv

Ankara

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Evropa është e gatshme për dialog me Turqinë mbi çështjen e Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne e respektojmë Turqinë. Ne jemi për dialog. Por ne presim që Turqia të respektojë sovranitetin evropian, ligjin ndërkombëtar dhe të japë sqarime në lidhje me veprimet e saj në Libi dhe Siri", tha Macron në adresimin e tij në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), e mbajtur në mënyrë virtuale këtë vit për shkak të pandemisë. 

Macron tha se angazhimi për një dialog efektiv dhe të qartë mbi Mesdheun Lindor është i domosdoshëm "për të shmangur një hapësirë të re të konfrontimit e cila do të rrezikonte ligjin ndërkombëtar". 

"Ajo që na duhet është respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe bashkëpunimi, respekti midis aleatëve", shtoi Macron. 

Tensionet e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimit të energjisë në Mesdheun Lindor. 

Greqia, e mbështetur nga Franca, ka kontestuar aktivitetet aktuale të kërkimit të energjisë nga Turqia në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk. 

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon. 

Zyrtarët turq kanë deklaruar se dialogu rreth ndarjes së drejtë të burimeve do të jetë një fitore fitimprurëse për të gjitha palët. 

Turqia dhe Franca kanë qenë po ashtu në mosmarrëveshje mbi Libinë, me Ankaranë që mbështet qeverinë legjitime të Libisë të njohur nga OKB-ja me qendër në Tripoli, ndërsa Parisi që mbështet forcat e milicisë së komandatit jolegjitim, Khalifa Haftar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın