Bota, Koronavirusi

Londër, qytetarët dynden nëpër dyqane pas paralajmërimit për kufizime lidhur me COVID-19

Kryeministri britanik Johnson tha se është marrë vendimi për të shtrënguar më tej kufizimet në Londër dhe përreth saj dhe se është ndaluar që familjet të bashkohen në krishtlindje

Bilal Acar  | 20.12.2020 - Përdıtësım : 20.12.2020
Londër, qytetarët dynden nëpër dyqane pas paralajmërimit për kufizime lidhur me COVID-19

Londër

Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, po përjetohet një intensitet i blerjeve pas deklaratës se do të zbatohen kufizime të ashpra në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bulevardet Regent dhe Oxford u formuan radhë të gjata, përpara fillimit të kufizimeve që do të zgjasin për dy javë duke filluar që nga nesër dhe ku dyqanet, palestrat sportive dhe parukeritë do të jenë të mbyllura.

Në Londër, që është një prej qyteteve ku janë shënuar më shumë raste në vend, u vërejt se qytetarët vazhduan blerjet pavarësisht motit me shi dhe nuk zbatuan rregullin e distancës fizike.

Kryeministri Johnson shtrëngoi masat e COVID-19 para krishtlindjeve

Kryeministri britanik Boris Johnson, pas shfaqjes së një lloji të COVID-19 që përhapet më shpejt në vend njoftoi se është marrë vendimi për të shtrënguar edhe më tej kufizimet në Londër dhe përreth saj dhe se është ndaluar që familjet të bashkohen në krishtlindje.

Johnson njoftoi se ata duhet të merrnin disa masa paraprake për shkak të llojit të ri dhe se Londra ku janë zbatuar kufizimet më të gjera deri tani dhe se në lindje dhe juglindje të Britanisë ku masat janë shtrënguar edhe më tej do të rriten në fazën e 4-t.

Masat e reja do të jenë të vlefshme që nga nesër, bëri të ditur Johnson, i cili shtoi se aktualisht në vendet ku restorantet dhe baret janë të mbyllura do të mbyllen palestrat sportive, parukeritë dhe të gjitha dyqanet ku nuk shiten produkte themelore dhe se nga popullata do të kërkohet që të qëndrojë në shtëpi përveç situatave të jashtëzakonshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın