Bota, archive

Lituania, Letonia dhe Estonia, pro pranisë së forcave të NATO-s në territoret e tyre

Komandantët e forcave të armatosura të tre vendeve, i dërguan një deklaratë të përbashkët Komandantit Suprem të NATO-s i Fuqive Aleate të Evropës, gjeneralit, Philip Breedlove.

14.05.2015 - Përdıtësım : 14.05.2015
Lituania, Letonia dhe Estonia, pro pranisë së forcave të NATO-s në territoret e tyre

VILNIUS (AA) - Lituania, Letonia dhe Estonia, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia, ngjarjet e ndodhura në lindje të Ukrainës dhe garantime sigurisë në rajon, njoftuan se janë pro për praninë e përhershme të forcave të NATO-s në trojet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve në mediat lituaneze, komandantët e forcave të armatosura të tre vendeve, i dërguan një deklaratë të përbashkët Komandantit Suprem të NATO-s i Fuqive Aleate të Evropës, gjeneralit, Philip Breedlove.

Në deklaratë theksohet se Rusia krijon rrezik në rajon dhe për këtë arsye është e nevojshme krijimin e forcave parandaluese në rajon. Vendet Baltike kanë vendosur se janë pro që 2-3 mijë ushtarë të jenë të pranishëm në trojet e tyre.

Në muajin prill, ministrat e Jashtëm të Lituaninë, Letonisë dhe të Estonisë duke u takuar në Tallinn patën theksuar se ka nevojë për praninë e trupave të NATO-s si masë parandaluese për luftën hibride.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın