Bota, Koronavirusi

Këshilli i Sigurimit të OKB-së për herë të parë do të diskutojë për COVID-19

KS i OKB-së i cili është kritikuar se nuk ka ndërmarrë asnjë hap kundër koronavirusit, mësohet se të enjten nëpërmjet video-konferencës për herë të parë do të diskutojë për COVID-19

Betül Yürük  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 07.04.2020
Këshilli i Sigurimit të OKB-së për herë të parë do të diskutojë për COVID-19

New York

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të enjten për herë të parë do të diskutojë nëpërmjet video-konferencës për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, KS i OKB-së i cili është kritikuar se nuk ka ndërmarrë asnjë hap kundër koronavirusit, mësohet se të enjten nëpërmjet video-konferencës për herë të parë do të diskutojë për COVID-19.

Pavarësisht paralajmërimeve nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres se epidemia kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe se është kriza më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, KS i OKB-së nuk ka ndërmarrë asnjë hap për çështjen e COVID-19 edhe pse ai ka për detyrë mbrojtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ndonëse janë bërë thirrje për bashkëpunim global, në Këshillin e Sigurisë në të cilin ndodhin mosmarrëveshje në shumë çështje, janë shfaqur mosmarrëveshje edhe në çështjen e epidemisë.

Derisa 10 anëtare të përkohshme të zgjedhura në KS-OKB kanë thirrur mbajtjen e një takimi, burimet diplomatike theksojnë se Kina e cila bart shqetësimin e kritikave dhe akuzave nuk e sheh si të favorshme idenë e mbledhjes.

Diplomatët kanë thënë se në mosmarrëveshjen mes vendeve që kanë fuqinë e vetos, efektive në çështjen e epidemisë ka qenë edhe insistimi i SHBA-së në përdorimin e termit "virusi kinez" për COVID-19 dhe se për këtë arsye Kina dhe Rusia kanë refuzuar në fillim zhvillimin e një takimi për koronavirusin në KS-OKB.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.