Bota, Koronavirusi

Kryeministri hungarez pranoi vaksinën kineze kundër COVID-19

"Kam pranuar vaksinën sot dhe po ndjehem shumë mirë. Ju lutemi regjistrohuni dhe bashkohuni në fushatë pasi kjo është mbrojtja e vetme e mundshme", u shpreh Viktor Orban në rrjetet sociale

Mustafa Talha Öztürk  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
Kryeministri hungarez pranoi vaksinën kineze kundër COVID-19

Budapest

Kryeministri hungarez Viktor Orban pranoi dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kam pranuar vaksinën sot dhe po ndjehem shumë mirë. Ju lutemi regjistrohuni dhe bashkohuni në fushatë pasi kjo është mbrojtja e vetme e mundshme", u shpreh Orban në rrjetet sociale.

Hungaria të mërkurën u bë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian (BE) që përdor vaksinën kineze.

Vendi javën e kaluar pranoi 550 mijë dozat e para të vaksinës të zhvilluar nga Sinopharm.

Më herët gjatë muajit, Hungaria gjithashtu filloi administrimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë, duke u bërë gjithashtu vendi i parë midis vendeve të BE-së që përdori vaksinën ruse.

Vendi do të blejë 5 milionë doza të vaksinën nga Kina dhe 2 milionë nga Rusia në katër muajt e ardhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.