Bota, Koronavirusi

Kryeministri britanik: Sipas shenjave të para, varianti Omicron është më ngjitës se Delta

Deri më dje, në Britani janë zbuluar 336 raste me Omicron

Zuhal Demirci  | 07.12.2021 - Përdıtësım : 08.12.2021
Kryeministri britanik: Sipas shenjave të para, varianti Omicron është më ngjitës se Delta

Londër

Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi se shenjat e para tregojnë se varianti Omicron i koronavirusit është "më ngjitës" se varianti Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Johnson në mbledhjen e kabinetit ka bërë vlerësime për zhvillimet e fundit në lidhje me variantin Omicron.

“Kryeministri tha se është shumë herët për të nxjerrë konkluzione për karakteristikat e Omicron-it, por indikacionet e para janë se është më ngjitës se Delta”, tha zëdhënësi i kryeministrit në një deklaratë për takimin.

Zëdhënësi gjithashtu tha se nuk ka asnjë diskutim midis ekipit të lartë të kryeministrit nëse qeveria duhet të prezantojë masat e Planit B për të luftuar COVID-19 këtë dimër.

- Zbulohen 336 raste me Omicron

Deri më dje, në Britani janë zbuluar 336 raste me Omicron, përfshirë 261 në Angli, 71 në Skoci dhe 4 në Uells.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, gjithashtu ka deklaruar se varianti Omicron ka filluar të përhapet në më shumë se një rajon në gjithë vendin, duke shtuar: "Kjo përfshin raste që nuk kanë lidhje me udhëtimet ndërkombëtare. Prandaj, tani mund të konkludojmë se ka përhapje komunitare në më shumë se një rajonin e Anglisë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın