Bota, Koronavirusi

Kryeministri britanik: Lloji i ri i COVID-19 mund të jetë më vdekjeprurës

Zyrtarët shëndetësorë tashmë kanë thënë se lloji i ri i virusit është 70 për qind më i transmetueshëm

Ekip  | 22.01.2021 - Përdıtësım : 23.01.2021
Kryeministri britanik: Lloji i ri i COVID-19 mund të jetë më vdekjeprurës

Londër

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi sot se lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës nga lloji i parë i virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ka disa dëshmi se lloji i ri mund të ndërlidhet me një shkallë më të lartë të mortalitetit", tha Johnson në një konferencë për media.

Zyrtarët shëndetësorë tashmë kanë thënë se lloji i ri i virusit është 70 për qind më i transmetueshëm.

Mbretëria e Bashkuar në javët e fundit ka regjistruar numra rekord të rasteve të reja dhe vdekjeve që ndërlidhen me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.