Bota, Koronavirusi

Kryebashkiaku i New Yorkut thirrje qytetarëve: Kur të dilni jashtë mbuloni fytyrën

Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti "Johns Hopkins", New Yorku me 92.381 raste dhe 2.373 vdekje është në krye të rajoneve më të prekura nga COVID-19 në SHBA

Islam Doğru  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 05.04.2020
Kryebashkiaku i New Yorkut thirrje qytetarëve: Kur të dilni jashtë mbuloni fytyrën

New York

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) u bëri thirrje qytetarëve të New Yorkut që të mbulojnë fytyrën kur të dalin jashtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë ditore për media lidhur me epideminë, Bill de Blasio tha: "Qytetarëve të New Yorkut u rekomandojmë që kur të dalin jashtë të mbulojnë fytyrën me maska të bëra vetë, me shall, shami apo copa".

Në anën tjetër Bill de Blasio ka paralajmëruar qytetarët që të disatancohen nga përdorimi i maskave mjekësore, duke thënë se kjo është për shkak të shqetësimit se kjo mund të shkaktojë pamjaftueshmërinë e maskave për punonjësit e shëndetit në spitale.

Në konferencën e djeshme për media, ai tha se në javët e ardhshme për të bërë të gatshme spitalet në qytet kundër valës së epidemisë ka nevojë emergjente për 3.3 milionë maska të tipit N95, 2.1 milionë maska për operacione, 100 mijë veshje izoluese dhe 400 ventilatorë.

Në deklaratat e mëparshme zyrtarët rekomanduan që njerëzit me përjashtim të punonjësve të shëndetësisë, të sëmurëve pozitiv me COVID-19 dhe punonjësit që kujdesen për të sëmurët, nuk është e nevojshme të përdorin maska për fytyrë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti "Johns Hopkins", New Yorku me 92.381 raste dhe 2.373 vdekje është në krye të rajoneve më të prekura nga COVID-19 në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.