Bota, Koronavirusi

Kroacia regjistron 39 viktima dhe 174 raste të reja me COVID-19

Mbrojtja Civile e Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci është 3.276, prej të cilëve 139 janë në respiratorë

Stipe Majic  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Kroacia regjistron 39 viktima dhe 174 raste të reja me COVID-19

Zagreb

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 39 viktima dhe 174 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 3.276. Prej tyre, 1.742 pacientë janë në spital, nga të cilët 139 në respiratorë.

"Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 225.128 raste me koronavirus, nga të cilët 4.655 kanë vdekur, 217.197 janë shëruar, nga të cilët 917 në 24 orët e fundit", njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 16.687 persona janë në vetizolim.

Deri më tani janë testuar 1.120.894 persona nga të cilët 2.369 në 24 orët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın