Bota, archive

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Britanike, Parker: Al-Kaida ka planifikuar sulme terroriste

09.01.2015 - Përdıtësım : 09.01.2015
Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Britanike, Parker: Al-Kaida ka planifikuar sulme terroriste

LONDËR (AA) - Kreu i Shërbimit të Brendshëm të Inteligjencës (MI5) në Britani të Madhe, Andrew Parker, ka deklaruar se Al-Kaida ka planifikuar sulme terroriste ku mund të vriten një numër i madh i civilëve në vendet perëndimore duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Parker, në një reagim të tij ka folur edhe për sulmin e ndërmarrë ndaj revistës “Charlie Hebdo” në Paris të Francës ku si pasojë e sulmit humbën jetën 12 persona, duke shprehur vlerësimin e tij për rrezikun e sulmeve terroriste  në Britani dhe në vendet perëndimore.

Parker, ka theksuar se shërbimet inteligjente Britanike kanë informacion se një grup i militantëve të Al-Kaida-s në Siri "kanë planifikuar të ndërmarrin sulme masive vdekjeprurëse" kundër vendeve perëndimore. Andrew Parker, ka pohuar se shërbimet e brendshme inteligjente MI5 dhe policia Britanike në muajt e fundit kanë parandaluar disa tentativa të sulmeve terroriste dhe ka theksuar më tej se kërcënimet e sulmeve terroriste kundër Mbretërisë së Bashkuar janë në një rritje graduale.

Parker ka vazhduar më tej duke shprehur se: "Ne dhe partnerët tanë edhe në qoftë se provojmë çdo gjë që mundemi nuk mund të presim për të parandaluar çdo sulm terrorist. Ne jemi në dijeni se terroristët e përqendruar në Siri inkurajohen të ndërmarrin sulme të drejtpërdrejta në vendin tonë duke dërguar ekstremistë. Akoma, ne jemi të ballafaquar me iniciativa shumë komplekse dhe ambicioze. Nëse duhet të japin shembull zakonisht duke synuar sistemet e transportit dhe sheshet qendrore, tentojnë të shkaktojnë humbje të jetëve në shkallë të gjerë". Parker në lidhje me sulmin në Paris tha se “ky sulm për qëllimet e atyre që duan të na dëmtojnë është një kujtesë e tmerrshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın