Bota

Kremlini: Rusia po zhvillon sisteme të reja armësh për të garantuar sigurinë e saj

"Rusia ka testuar raketa me rreze të pakufizuar veprimi me sisteme lëshimi me energji bërthamore", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Dmitri Chirciu  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Kremlini: Rusia po zhvillon sisteme të reja armësh për të garantuar sigurinë e saj

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia po zhvillon vazhdimisht sisteme të reja armësh për të garantuar sigurinë e saj, transmeton Anadolu.

Ai theksoi se Rusia ka testuar raketa me rreze të pakufizuar veprimi me sisteme lëshimi me energji bërthamore.

"Ne po zhvillojmë në mënyrë sistematike sisteme armësh që garantojnë sigurinë e vendit tonë dhe shërbejnë si mburojë e fortë kundër individëve impulsivë. Këta individë bëjnë deklarata pa u menduar dhe kanë potencialin të kryejnë veprime pa u menduar", tha ai.

Peskov shtoi se për Rusinë nuk është qartësuar çështja lidhur me testet bërthamore të SHBA-së.

"Ushtarët ukrainas janë të rrethuar nga ushtria ruse në qytetet Kupyansk në rajonin Kharkiv, në Pokrovsk dhe Mirnograd në rajonin Donetsk në Ukrainë", tha Peskov i cili shtoi se administrata e Kievit përpiqet ta fshehë këtë.


- Teste për armët e reja

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi më parë testimin e suksesshëm të raketës lundruese me rreze të pakufizuar veprimi me energji bërthamore "Burevestnik" dhe mjetit nëndetës pa pilot "Poseidon".

Raketa "Burevestnik" udhëtoi 14 mijë kilometra dhe qëndroi në ajër për 15 orë gjatë testeve. Ndërsa "Poseidon" thuhet se është i fuqishëm për sa i përket shpejtësisë dhe thellësisë që ai lëviz.

Thuhet se asnjë sistem mbrojtës në botë nuk mund t'i pengojë këto raketa.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.