Bota, Koronavirusi

Kore e Jugut, 36 të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 36 punëtorë ndërkohë janë plagosur 10 të tjerë njoftuan zyrarët të cilët mendojnë se punëtorët nuk kanë mundur të largohen për shkak se zjarri është përhapur me shpejtësi

Büşra Selvi Öğütcen  | 29.04.2020 - Përdıtësım : 30.04.2020
Kore e Jugut, 36 të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi

Icheon

Si pasojë e një zjarri në një kantier ndërtimi në rajonin Gyeonggi në Korenë e Jugut kanë humbur jetën 36 punëtorë ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë koreanoveriore Yonhap, të cilin e bazon mbi zyrtarët e zjarrfikësit, mësohet se zjarri shpërtheu në një kantier ndërtimi për depo në qytetin Icheon në Gyeonggi rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Zyrtarët theksuan se parashikojnë se derisa punëtorët ndodheshin nën tokë, para zjarrit ka pasur një shpërthim gjatë përdorimit të urethanit i cili është një kimikat që digjet shpejt dhe përdoret në procese të izolimit.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 36 punëtorë ndërkohë janë plagosur 10 të tjerë njoftuan zyrarët të cilët mendojnë se punëtorët nuk kanë mundur të largohen për shkak se zjarri është përhapur me shpejtësi.

Kryeministri Chung Sye-kyun, ndërkohë u ka dhënë udhëzim autoriteteve për drejtimin e të gjitha burimeve për punimet e kërkim shpëtimit.

Teksa zjarri u shua rreth orës 18:40 sipas kohës lokale, thuhet se ka shqetësime që numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet për shkak se në kantier mendohet se po punonin 78 persona ndërkohë që nuk është konfirmuar se ku ndodhet një pjesë e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın