Bota, Koronavirusi

Kolumbi, tejkalon 4 milionë numri i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 645 persona si pasojë e COVID-19 duke çuar numrin e viktimave në 101.947

Sinan Doğan  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 24.06.2021
Kolumbi, tejkalon 4 milionë numri i rasteve me COVID-19

Bogota

Në Kolumbi numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) tejkaloi shifrën 4 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit me 29.995 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 4.027.016 dhe me shërimin e 26.497 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 3.741.459.

Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 645 persona si pasojë e COVID-19 duke çuar numrin e viktimave në 101.947.

Në Kolumbi rajonet më të prekura nga COVID-19 janë kryeqyteti Bogota me 1.182 299 raste dhe Antioquia me 618.029.

Teksa numri i rasteve aktive ka arritur në 171.616 përqindja e mbushjes së vendeve në kujdesin intensiv është rreth 85-90.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fernando Ruiz Gomez tha se dërgesa e parë e vaksinës "Janssen" e zhvilluar nga Johnson & Johnson kundër COVID-19 arriti në vend. "Sot ne morëm vaksinën e parë Janssen prej 480 mijë dozash për zbatimin e testeve pilot në 40 qytete të ndryshme. Vaksina siguron imunitet të rëndësishëm për komunitetin me një administrim të vetëm një doze", tha ai.

Sasia e vaksinave që arriti në Kolumbi është gjithsej 20.732.624 doza.

Rasti i parë me COVID-19 në Kolumbi u regjistrua më 6 mars ndërsa vdekja e parë më 22 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın