Bota, Koronavirusi

Kina regjistron rritje të transmetimit lokal të COVID-19

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë njoftoi se 106 nga 118 rastet e reja janë infeksione lokale

Riyaz Ul Khaliq  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Kina regjistron rritje të transmetimit lokal të COVID-19

Ankara

Rastet e transmetimit lokal të koronavirusit të ri (COVID-19) janë përhapur në Kinë, duke nxitur masa më të rrepta përpara Vitit të Ri Hënor muajin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se 106 nga 118 rastet e reja janë infeksione lokale.

Nga numri i përgjithshëm, 43 raste u konfirmuan në provincën verilindore Jilin, 35 në provincën veriore Hebei dhe 27 në Heilongjiang. Kryeqyteti Pekini regjistroi një rast.

Autoritetet lokale kanë vendosur bllokime në shumë qytete, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë.

Kina, vendi ku koronavirusi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019, ka regjistruar 88.454 raste dhe 4.635 vdekje deri më tani.

Ndërkohë, Ministria e Sigurisë Publike njoftoi se Kina humbi 315 oficerë të rregullt të policisë dhe 165 ndihmës në luftën kundër COVID-19 në vitin 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın