Bota, Koronavirusi

Kina raporton 6 raste të reja me COVID-19, Koreja e Jugut 57

Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit tha në një deklaratë se pesë nga rastet e reja burojnë nga jashtë, duke mos raportuar viktima nga virusi në 24 orët e fundit

Fuat Kabakcı  | 07.06.2020 - Përdıtësım : 07.06.2020
Kina raporton 6 raste të reja me COVID-19, Koreja e Jugut 57

Ankara

Autoritetet në Kinë kanë regjistruar 6 infeksione të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, ndërkohë që Koreja e Jugut raportoi 57 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit tha në një deklaratë se pesë nga rastet e reja burojnë nga jashtë, duke mos raportuar viktima nga virusi në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë në provincat Shanxi, Fujian, Guangdong, Hainan dhe Tianjin.

Numri i rasteve në Kinë deri më tani është 83.036, ndërsa 4.634 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e Koresë së Jugut raportoi 57 raste të reja në 24 orët e fundit, prej të cilave 27 në kryeqytetin Seul.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Korenë e Jugut ka arritur në 11.776, ndërsa 273 persona kanë humbur jetën deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın