Kinë, mbi 1 miliard njerëz të vaksinuar me të dyja dozat kundër COVID-19
Në Kinë deri më tani janë administruar mbi 2,16 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, prej të cilëve mbi 1 miliard njerëz janë vaksinuar tërësisht, njoftoi Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit

Stamboll
Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Kinë ka shkuar në mbi 1 miliard, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Kinë deri më tani janë administruar mbi 2,16 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, prej të cilëve mbi 1 miliard njerëz janë vaksinuar tërësisht, njoftoi Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Sipas shifrave të përditësuara, 72 për qind e popullsisë kineze prej 1,4 miliard banorësh është vaksinuar në tërësi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.