Bota

Katar, fillon takimi global për luftimin e urisë dhe varfërisë

Udhëheqës nga më shumë se 200 shtete anëtare dhe organizata mblidhen përpara samitit të zhvillimit social të OKB-së

Mohammad Sıo  | 03.11.2025 - Përdıtësım : 03.11.2025
Katar, fillon takimi global për luftimin e urisë dhe varfërisë

Istanbul

Samiti i parë i Aleancës globale për të luftuar urinë dhe varfërinë u hap sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, me pjesëmarrje ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

"Udhëheqës, ministra dhe drejtorë ekzekutivë nga mbi 200 vende anëtare dhe organizata po mblidhen në Qendrën Kombëtare të Konventave të Katarit për këtë ngjarje njëditore", tha Aleanca në një postim në kompaninë amerikane të mediave sociale Facebook.

Takimi u zhvillua përpara Samitit të Dytë Botëror për Zhvillim Social, thuhet në deklaratë, duke e quajtur ngjarjen "një moment vendimtar në luftën globale kundër urisë dhe varfërisë".

Ky takim vjen gati një vit pasi aleanca u lançua zyrtarisht në Samitin e G20 në nëntor 2024 nën presidencën e Brazilit, ku një nga rezultatet kryesore ishte premtimi i Katarit për të pritur samitin e parë të udhëheqësve të koalicionit.

Takimi është pjesë e programit të Samitit të Zhvillimit Social të OKB-së, i pari i këtij lloji që mbahet në Doha.

Më 31 tetor, përfaqësuesja e përhershme e Katarit në OKB, Alya Ahmed bin Saif Al Thani, tha se samiti i ardhshëm i zhvillimit social të OKB-së do të jetë seanca e parë zyrtare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mbajtur ndonjëherë jashtë New Yorkut ose Gjenevës, në përputhje me rregullat e procedurës së Asamblesë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın