Bota, Koronavirusi

Japonia shtyn ceremoninë për emërimin e trashëgimtarit të parë të fronit

Autoritetet e Japonisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në shtatë provinca, përfshirë Tokion dhe Osakan

Riyaz Khaliq   | 10.04.2020
Japonia shtyn ceremoninë për emërimin e trashëgimtarit të parë të fronit

Tokio

Autoritetet në Japoni paralajmëruan se për shkak të pandemisë së COVID -19 do të anulojnë cerenominë perandorake për emërimin e trashëgimtarit të fronit të planifikuar për 19 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga tha se ceremonia e emërimit të trashëgimitarit 54-vjeçar Fumihita do të anulohet, meqë në Japoni është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet e Japonisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në shtatë provinca, përfshirë Tokion dhe Osakan.

Në Japoni nga koronavirusi janë infektuar më shumë se 5.500 persona ndërsa afër 100 kanë vdekur.

“Në pajtim me instruksionet e kryeministrit do të punojmë në anulimin e ceremonisë perandorake”, tha Suga.

Vendimi zyrtar për anulimin e ceremonisë dhe datës së re për mbajtjen do të duhet të shpallet javën e ardhshme.

Për shkak të koronavirusit, vizita zyrtare e perandorit japonez Naruhit në Britani të Madhe ishte shtyrë muajin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, Federata Sumo e Japonisë ka njoftuar se një mundës profesionist sumo është infektuar me koronavirus.

Më herët, u anuluan Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın