Bota, Koronavirusi

Japoni, përshpejtohet dhënia e dozës së tretë të vaksinës për shkak të variantit Omicron

Numri i personave të infektuar me variantin e ri në Japoni është rritur në tre

Ahmet Furkan Mercan  | 06.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Japoni, përshpejtohet dhënia e dozës së tretë të vaksinës për shkak të variantit Omicron

Tokio

Deri më tani, në Japoni janë regjistruar tri raste me variantin Omicron të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, duke cituar burime qeveritare, varianti Omicron u zbulua tek një pasagjer që mbërriti nga Italia në aeroportin Haneda në Tokio, kryeqytetin e Japonisë.

Pas këtij rasti, numri i personave të infektuar me variantin e ri në Japoni është rritur në tre. Rastet e mëparshme të variantit Omicron në Japoni u zbuluan javën e kaluar tek udhëtarë nga Namibia dhe Peruja.

Kihara Seiji, një anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, tha se do të përpiqet të përshpejtojë dozën e tretë të vaksinës së COVID-19 si një masë paraprake kundër variantit të ri të koronavirusit.

Duke iu referuar kërkesës për "periudhën tetëmujore" të aplikuar nga Ministria e Shëndetësisë ndërmjet dozës së dytë dhe të tretë, Kihara tha se kjo periudhë do të reduktohet në "të paktën gjashtë muaj".

Më 1 dhjetor, qeveria filloi administrimin e dozës shtesë kundër COVID-19 në gjithë vendin, duke i dhënë përparësi profesionistëve shëndetësorë.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın