Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Izraeli vendos në "listën e kuqe" 6 vende afrikane për shkak të variantit të ri të COVID-19

Afrika e Jugut, Namibia, Lesoto, Botsvana, Esvatini dhe Zimbabve u vendosën në “listën e kuqe” dhe u ndalua udhëtimi i të huajve nga këto vende drejt Izraelit

Enes Canlı  | 26.11.2021 - Përdıtësım : 27.11.2021
Izraeli vendos në "listën e kuqe" 6 vende afrikane për shkak të variantit të ri të COVID-19

Kuds

Izraeli ka vendosur 6 vende afrikane në "listën e kuqe" të udhëtimeve për shkak të variantit të ri të COVID-19 të quajtur B.1.1.529 i zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në Botsvana, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e qeverisë izraelite thuhet se Afrika e Jugut, Namibia, Lesoto, Botsvana, Esvatini dhe Zimbabve u vendosën në “listën e kuqe” dhe u ndalua udhëtimi i të huajve nga këto vende drejt Izraelit.

Njoftohet se shtetasit izraelitë që kthehen nga gjashtë vendet do të jenë në gjendje të dalin nga karantina nëse qëndrojnë në karantinë në një kampus të caktuar nga shteti për të paktën një javë. Nëse testet e tyre rezultojnë negative në fund të kësaj periudhe ata që nuk duan të bëjnë test të COVID-19 në fund të javës janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett tha se tek një shtetas izraelit u regjistrua varianti i ri i COVID-19 ndërsa po kthehej nga Malavi. "Ne jemi në prag të një situate të jashtëzakonshme. Unë dua që të gjithë të jenë të përgatitur dhe u bëj thirrje që të gjithë të marrin pjesë në këtë punime”, tha Bennett.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın