Bota

Izraeli ndërton barriera në një prej pikave të saj ushtarake në territorin e Sirisë

Ushtria izraelite ka ndërtuar barriera të reja prej dheu përreth një prej pozicioneve të saj ushtarake në fshatin Quneitra, që ka pushtuar në jugperëndim të Sirisë

Ahmet Karaahmet  | 03.11.2025 - Përdıtësım : 03.11.2025
Izraeli ndërton barriera në një prej pikave të saj ushtarake në territorin e Sirisë

Idlib

Ushtria izraelite ka ndërtuar barriera të reja prej dheu përreth një prej pozicioneve të saj ushtarake në fshatin Quneitra, që ka pushtuar në jugperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Al-Ikhbariyya, kanalit zyrtar televiziv shtetëror të Sirisë, ushtria izraelite ka ngritur barriera të reja prej dheu për të forcuar sigurinë e pozicionit ushtarak që ka ngritur më parë në fshatin Hamidiyya.

"Është vërejtur aktivitet i ri i forcave izraelite në zonë dhe aktivitet për të ngritur barriera prej dheu në fshatin Quneitra", thuhet në lajm.

Presidenti i Sirisë, Ahmed el-Sharaa në një deklaratë më parë tha se ushtria izraelite ka kryer më shumë se 1.000 sulme ajrore dhe 400 sulme tokësore në Siri midis 8 dhjetorit 2024 dhe 18 shtatorit, kur u rrëzua regjimi.

Që nga 8 dhjetori 2024, ushtria izraelite ka ndërtuar 19 baza dhe pika ushtarake në Quneitra, Daraa në jug të vendit si dhe në periferi të Damaskut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.