Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Izraeli mbyll kufijtë për të huajt për shkak të variantit të ri të COVID-19

Në Izrael u ndalua hyrja e të huajve me përjashtim të miratimit të rasteve të jashtëzakonshëm nga komiteti

Enes Canlı  | 28.11.2021 - Përdıtësım : 29.11.2021
Izraeli mbyll kufijtë për të huajt për shkak të variantit të ri të COVID-19

Kuds

Izraeli njoftoi se kundër variantit të ri të COVID-19 i quajtur "Omicron" ka ndaluar hyrjet e të huajve në vend me përjashtim të rasteve të veçanta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kabineti izraelit nën kryesimin e kryeministrit, Naftali Bennett u mblodh për të diskutuar masat për variantin "Omicron" të COVID-19. Në këtë drejtim qeveria izraelite njoftoi masat e reja të udhëtimit. Në Izrael u ndalua hyrja e të huajve me përjashtim të miratimit të rasteve të jashtëzakonshëm nga komiteti.

Izraelitët e vaksinuar kundër COVID-19 që vijnë nga jashtë vendit do të vendosen në karantinë në shtëpitë e tyre pas kryerjes së testit PCR dhe do të mund të dalin nga karantina në rast se rezultojnë negativ në testin e kryer në ditën e tretë. Ata që nuk kanë marrë vaksinën do të qëndrojnë në karantinë një javë nëse pranojnë të bëjnë testin dhe nëse jo do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Izraelitët që kthehen nga vendet e përfshira në "listën e kuqe" të udhëtimit do të vendosen në karantinë në një hotel të caktuar nga shteti dhe ato mund të kalojnë në karantinë shtëpie në rast se rezultojnë negativ në testin PCR në hyrje, ndërkohë që mund të dalin nga karantina duke bërë një tjetër test pas 7 ditësh.

Qeveria izraelite ka paralajmëruar se praktikat mund të ndryshojnë gjatë udhëtimeve që izraelitët mund të dalin jashtë vendit.

Po ashtu është ndarë informacioni se Ministria e Financave dhe Turizmit do të përgatisë rrugët për të ndihmuar sektorët përkatës.

Agjencia izraelite e sigurisë njoftoi se do të aktivizojë sistemin e monitorimit celular për të përcaktuar rastet e konfirmuara të variantit "Omicron" dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.

Gjithashtu kufiri i aktiviteteve kolektive të kontrolluara në ambientet e mbyllura është ulur nga 100 në 50.

Theksohet se për aktivitetet Hanuka, festës fetare që hebrenjtë do të fillojnë ta festojnë të dielën në mbrëmje nuk është bërë ndonjë ndryshim, por që kontrollet do të jenë të rrepta.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın