Bota

Izraeli “koordinohet” me një kompani amerikane për shpërndarjen e ndihmës në Gaza

Që nga 2 marsi, Izraeli i ka mbajtur të mbyllura kalimet kufitare të Gazës, duke bllokuar ndihmën ushqimore, mjekësore dhe humanitare dhe duke thelluar më tej krizën tashmë të rëndë humanitare në enklavën palestineze

Betül Yılmaz  | 18.05.2025 - Përdıtësım : 18.05.2025
Izraeli “koordinohet” me një kompani amerikane për shpërndarjen e ndihmës në Gaza

Stamboll

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka bërë të ditur se Izraeli po koordinohet me një kompani amerikane për të shpërndarë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës së shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu.

Ministri izraelit tha se shpërndarja mund të fillojë më 24 maj, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Që nga 2 marsi, Izraeli i ka mbajtur të mbyllura kalimet kufitare të Gazës, duke bllokuar ndihmën ushqimore, mjekësore dhe humanitare dhe duke thelluar më tej krizën tashmë të rëndë humanitare në enklavën palestineze.

Më herët këtë muaj, Kabineti i Sigurisë i Izraelit miratoi një plan të shpërndarjes së ndihmave për palestinezët në Gazën e shkatërruar nga lufta përmes kontraktorëve privat të sigurisë amerikane bazuar në dorëzimin e kutive të ndihmës individëve.

Megjithatë, plani izraelit është refuzuar nga OKB-ja dhe dhjetëra grupe ndërkombëtare të ndihmës, të cilat deklaruan se është kundër parimeve humanitare, logjikisht i pazbatueshëm dhe mund t’i vendos në rrezik civilët dhe stafin palestinez.

Grupi palestinez i rezistencës Hamas gjithashtu kritikoi planin izraelit, duke e quajtur si një “shantazh politik” dhe “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, pothuajse 2.4 milionë njerëz në Gaza jetojnë plotësisht të varur nga ndihma humanitare.

Ushtria izraelite vazhdon me ofensivën ushtarake në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023 dhe që atëherë ka marrën jetën e të paktën 53.300 mijë palestinezëve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.