Bota, Koronavirusi

Izrael, rritet në 71 numri i të vdekurve nga COVID-19

Izraeli ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka ndaluar takimet publike me më shumë se 2 persona

Mustafa Deveci  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
Izrael, rritet në 71 numri i të vdekurve nga COVID-19

Kuds

Në Izrael ka arritur në 71 numri i të vdekurve dhe në 9.404 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e 6 personave të tjerë të diagnostikuar me COVID-19, çka e ka rritur në 71 numrin e vdekjeve.

Ndërsa me 156 raste të reja, numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 9.404, thuhet në deklaratën e ministrisë ku bëhet e ditur se 147 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë kurse 801 janë shëruar.

Izraeli ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka ndaluar takimet publike me më shumë se 2 persona. Duke filluar nga 15 marsi është vendosur mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.

Qeveria e Tel Avivit, për shkak të COVID-19 ka ndaluar hyrjen e të gjithë të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın