Bota, Koronavirusi

Izrael, rritet numri i të prekurve me COVID-19, shqyrtohet mbyllja e re

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 3.421 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, të cilat e kanë rritur numrin e përgjithshëm në 887.513

Mustafa Deveci  | 05.08.2021 - Përdıtësım : 05.08.2021
Izrael, rritet numri i të prekurve me COVID-19, shqyrtohet mbyllja e re

Kuds

Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Izrael, rastet ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) vazhdojnë të rriten, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 3.421 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, të cilat e kanë rritur numrin e përgjithshëm në 887.513.

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i infeksionit, 6.503 që nga fillimi i pandemisë.

Janë regjistruar 25.463 raste aktive, ndërsa 241 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të rritjes së rasteve ditore, po shqyrtohet edhe mbyllje e re në Izrael.

Sipas raporteve të mediave lokale, në seancën e djeshme të qeverisë për COVID-19, ka pasur dallime mendimesh për mbylljen e re.

Ndërsa disa ekspertë sugjeruan mbylljen muajin tjetër, të tjerët e kundërshtuan propozimin, duke argumentuar se vaksina është metoda më efektive për të luftuar virusin, jo mbyllja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın